Në kuadër të projektit ndërkombëtar NURTURE – Erasmus+, më 15 Prill 2025 u zhvillua Workshopi Online i Avancuar për Mentorët, një aktivitet i dedikuar për mentorët e organizatave partnere në Shqipëri që janë duke zbatuar programin e praktikave me të rinjtë.
🔹 Qëllimi i workshop-it ishte thellimi i njohurive mbi rolin e mentorit në ciklin e praktikës, shkëmbimi i përvojave nga terreni, si dhe ofrimi i udhëzimeve praktike për përdorimin e Toolbox-it për Mentorimin – një paketë me materiale dhe mjete mbështetëse të përgatitura posaçërisht për projektin NURTURE.
🔸 Workshopi u moderua nga ekipi i LDA Europe (NSP Albania), me prezantime nga Marilo Meta dhe Erjola Hysa, të cilët ndanë qasje praktike mbi ndërtimin e marrëdhënieve efektive mentor–praktikant, zhvillimin e aftësive përmes reflektimit, si dhe përdorimin e formave të vetëvlerësimit.
📈 Në këtë trajnim morën pjesë mentorë nga të gjitha organizatat partnere në Shqipëri që janë pjesë e projektit, të cilët ndanë situata konkrete dhe diskutuan sfidat e deritanishme gjatë praktikave.
📥 Gjatë eventit u prezantuan edhe mjetet vlerësuese që duhet të plotësohen nga mentorët dhe praktikantët për të ndihmuar në përmirësimin e vazhdueshëm të modelit të praktikës.
Ky workshop është një tjetër hap drejt forcimit të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe krijimit të një modeli praktikë–mentorim të qëndrueshëm në Shqipëri.
📸 Foto nga workshop-i:






English version below:
Advanced Mentoring Workshop – NURTURE | April 15, 2025
As part of the NURTURE – Erasmus+ project, an Advanced Online Workshop for Mentors was held on April 15, 2025, bringing together mentors from partner organizations across Albania to strengthen their role in supporting youth during their apprenticeships.
🔹 The main objective of the workshop was to deepen the mentors’ understanding of their role, share practical field experiences, and provide clear guidance on how to use the Mentoring Toolbox – a dedicated resource developed within the NURTURE project to support quality mentorship practices.
🔸 The workshop was organized by the NSP Albania team at LDA Europe, with lead contributions from Marilo Meta and Erjola Hysa, who shared insights on how to build effective mentor-apprentice relationships, use reflection techniques, and integrate structured self-assessment tools into the mentoring process.
📈 Mentors representing all participating NGOs in Albania joined the session, exchanged concrete experiences from their ongoing apprenticeships, and addressed common challenges.
📥 During the session, mentors were also introduced to key evaluation forms that must be completed by both mentors and apprentices – tools designed to ensure continuous improvement and impact measurement of the NURTURE apprenticeship model.
This event marked another important step in building the capacities of civil society organizations and shaping a sustainable, structured mentorship model in Albania.
Leave a Reply