
📅 On June 11, 2025, LDA Europe organized the event “Young People and Job Opportunities” at One Connect Hub, Pyramid of Tirana, as part of the NURTURE – Erasmus+ project.
The event brought together a wide audience of youth, mentors, civil society representatives, educational institutions, and private sector actors to discuss the challenges and opportunities young people face in today’s labor market.
🔹 The first panel highlighted the experiences of Nurture project partner organizations and interns, sharing success stories, key lessons, and the positive impact of professional internships on youth development.
🔹 The second panel offered diverse perspectives from private sector leaders, universities, chambers of commerce, and students themselves, reflecting on labor market preparation and post-graduation challenges.
Discussions emphasized the ongoing need for cross-sector collaboration to build stronger bridges between education and employment. Participants also had the opportunity to network and share insights in an open discussion session.
This activity reaffirmed the mission of the Nurture project to provide practical support for youth during their professional transition and to promote a holistic approach to career development.
🇦🇱 LDA Europe zhvillon eventin “Young People and Job Opportunities” në Tiranë
📅 Më 11 Qershor 2025, LDA Europe organizoi eventin “Young People and Job Opportunities” në ambientet e One Connect Hub, Piramida e Tiranës, si pjesë e projektit NURTURE – Erasmus+.
Eventi mblodhi së bashku një audiencë të gjerë të rinjsh, mentorësh, përfaqësues organizatash, institucione arsimore dhe aktorë nga sektori privat për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që të rinjtë hasin në tregun e punës.
🔹 Paneli i parë solli përvoja të organizatave partnere dhe praktikantëve të përfshirë në projektin Nurture, me histori suksesi, sfida të kapërcyera dhe ndikimin pozitiv që praktika profesionale sjell në zhvillimin e të rinjve.
🔹 Paneli i dytë përfshiu përfaqësues nga sektori privat, universitete, Dhoma e Tregtisë dhe vetë studentët, duke diskutuar mbi përgatitjen për tregun e punës dhe sfidat që i presin pas përfundimit të studimeve.
Diskutimet theksuan nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërsektorial, për të ndërtuar ura të forta ndërmjet edukimit dhe punësimit. Në fund, pjesëmarrësit rrjetëzuan dhe ndanë ide në një sesion të hapur reflektimi.
Ky aktivitet përforcoi misionin e projektit Nurture për të mbështetur të rinjtë në tranzicionin e tyre profesional dhe për të nxitur një zhvillim gjithëpërfshirës të karrierës.





















Leave a Reply